Strasburgu: Media është e lirë

03/08/2011 15:00

Gjykata sllovake ka dhunuar të drejtat e botuesit për lirinë e shprehjes
dhe informacionit, kur ka urdhëruar një kompani mediatike te korrektoje
dhe te paguaje nje kompensim lidhur me raportet per sjelljet e pahijshme
ne publik nen ndikimin e alkoolit, te nje zyrtari te larte policie ‘.

Ky eshte vendimi i marre nga Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut. Nje panel prej 7 gjykatesish ka rrezuar unanimisht nje vendim kunder kompanise mediatike ne Bratisllave Ringier Axel Springer Slovakia, duke cituar se gjykata ka deshtuar ne ekzmiminim nese raportet e shkruara ishin apo jo ne perputhje me etiken gazetareske.

Gjykata e Strasburgut ka arritur ne perfundimin se vendimi i gjykates kombëtare dhunon nenin 10 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut.

Zëvendësshefi i Institutit Nderkombetare te shtypit Pavol Mudry, pjestar i bordit te komitetit sllovak, ne Institut tha se komiteti mirepret vendimin e Gjykates se Strasburgut si nje shprehje e qarte orientimi per gjykatat sllovake dhe si nje hap perpara per stabilizmin e lirise se shtypit ne vend.

Ish-zëvendësshefi i policise Jozef Petras paditi median sllovake ne fjale per shpifje per nje sere raportesh ne shtypin e shkruar dhe ate online, lidhur me nje incident te ndodhur ne 1999-n ku u perfshi Petras dhe Jan Slota qe ne ate kohe ishte lideri Partise Kombare Sllovake dhe kryebashkiak i Zilina.

I informuar nga një telefonatë anonime, një reporter shkoi në restorant dhe vëzhgoi dy burrat për rreth 10 minuta,te cilet po kryenin skena te turpshme.

Petras, i cili u shfajësua nga policia për sjellje të pahijshme dhe që më pas la forcat e rendit me iniciativën e tij, konfirmoi se ai kishte qenë në restorant me Slotën. Por ai mohoi akuzat e tjerë dhe bashkë me Slotën ngritën padi.

Botuesi i NOVY CAS, përmendi në mbrojtje të tij nenin 10, i cili flet për lirinë e shprehjes, përfshirë lirinë për të pasur opinione si dhe marrjen dhe shpërndarjen e informacionit pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet publike dhe pavarësisht kufinjve.

Neni gjithashtu thotë se ushtrimi i këtyre lirive sjell edhe detyra dhe përgjegjësi dhe mund të kufiziohet në raste të caktuara.

Një gjykatë sllovake vendosi se interesi i oficerit në respektimin e jetës së tij private ishte më i rëndësishëm se interesi i publikut për këtë incident.  

Më pas, gjykata i dha të drejtë kërkesës së Petras për korrigjim dhe ndjesë, si edhe një kompensim financiar prej 23 000 eurosh, megjithëse kjo shumë u përgjysmua më vonë ën gjykatën e apelit.

Sidoqoftë, gjykatësit në Strasburg vendosën se megjithëse gjykatat sllovake ju referuan mirëbesimit të gazetarit dhe pranisë nëse një interesi publik në këtë cështje, ata kishin dëshuar që të mblidhin prova, ose të analizonin, ose të nxirrin përfundime specifike për këto pika.

Drejtoresha e IPI Alison Bethel McKenzie ju bashkua Mudry-t në përshëndetjen e vendimit të ditës së martë.

‘Jemi të lumtur që gjykata e Strasburgut i ka treguar drejtimin jo vetëm gjykatave sllovake në vlerësimin dhe respektimin e të drejtave të shprehjes dhe informacionit, por edhe gjykata në të gjitha vendet e tjera që kanë firmosur konventën evropiane për të drejtat e njeriut.Një media e fortë dhe e lirë është jetësore për demokracinë dhe gazetarët nuk duhet të ndëshkohen për raportimet etike dhe në mirëbesim për çështjet që përfshijnë zyrtarë publikë”, tha Drejtoresha e IPI-s Alison Bethel McKenzie.

Vendimi i gjykatës së Strasburgut do të marrë formë të prerë për 3 muaj, me përjashtim të rastit nëse një prej palëve kërkon t’i drejtohet dhomës së madhe të gjykatës. Por kjo kërkesë duhet të miratohet nga një panel prej 5 gjykatësish.

Kjo është çështja gjyqësore Ringier Axel Springer Slovakia, kundër Sllovakisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA