Negociatori serb Borko Stefanovic është takuar sot në Zvecan me përfaqësuesit e komunave veriore, në tentativë për të organizuar një takim me komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler.

Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, Stefanovic ka deklaruar se në takimet e zhvilluara në Zvecan nuk është arritur “pajtueshmëria”.

Për mbajtjen e takimit, gjenerali Byhler thuhet se ka vënë si kusht zhvendosjen e barrikadës mes fshatit Sllatinë dhe Leposavicit.

Një nga liderët e serbëve të veriut, Kristimir Pantic ka deklaruar se, “bisedimet me përfaqësuesit e qeverisë serbe kanë qenë të rënda dhe në disa raste jo të këndshme”.


Bogdanovic: Jo përdorimit të dhunës e armëve

Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe mospërdorim dhune, ndërsa kërkoi që të mos ketë provokacione apo përdorim të armëve.

Duke folur për radio B92, Bogdanovic bëri me dije se pala serbe fton për qetësi dhe për mos tensionim të gjendjes, ndërkohë që mediat kosovare raportojnë se barrikadat qëndrojnë ende në rrugë.

Zyrtari serb theksoi se në takimin që pritet të zhvillohet sot me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler, do të paraqesë propozime konkrete.

Kryq në rrugën kryesore

Në rrugën kryesore Mitrovicë- Rashkë, në Rudare të komunës së Zveçanit, serbët kanë vendosur një kryq të lartë rreth shtatë metra.

Sipas Telegrafit, serbët kanë vënë kryqin që është një konstruksion metali, në rrugën ku kanë vendosur prej tashmë 9 ditësh barrikada.

Mediat serbe raportojnë se serbët kanë përsëritur deklaratat e përfaqësuesve të tyre se nuk do të largohen derisa të kthehet gjendja para 25 korrikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA