Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen ka
konfirmuar se vendi i tij mbështet fuqishëm sovranitetin e shtetit të
Kosovës, ndërsa ka bërë të qartë se barrikadat e vendosura nga serbët në
veri duhet të largohen.

Në një intervistë dhënë RTK-së, Kantrimen ka ripërsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë, edhe pse disa politikanë serb e preferojnë një gjë të tillë. Ai shprehu shqetësimin e Uashingtonit zyrtar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Për më tepër, Kantrimen ka thënë se SHBA përkrah shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës. Duke folur për embargon e dyanshme, Kantriman i ka quajtur vendimet të paligjshme.

KFOR kërkon trupa shtesë

KFOR-i kërkon nga komanda e NATO-s trupa shtesë për Kosovën. Dhe reagimi i NATO-s ka qenë i menjëhershëm. Zëdhënësja Carmen Romero ka thënë se forcave të KFOR-it në Kosovë u është ofruar ndihmë me trupa shtesë për ruajtjen e sigurisë.

Zyrtarët e KFOR-it nuk kanë dhënë
numrin e ushtarëve që do të zbarkojnë këtu, por kanë përmendur se bëhet
fjalë për një batalion ushtarësh. Rikthimi i ushtarëve të NATO-s në
Kosovë bëhet pas përkeqësimit të situatës në pjesën veriore, ku para një
jave shkuan forcat speciale të policisë ndërkaq si kundër reagim,
serbet e rebeluar dogjën pikën kufitare 1 në Jarinjë.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar, teksa KFOR-i konfirmon se midis
serbëve në barrikada ka edhe snajperë. Sidoqoftë, komandanti i KFOR-it,
Erhard Byhler i cili po thuaj gjithë kohës po qendron në pjesën veriore
tha se gjithcka është nën kontrollin e KFOR-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA