
Sot pritet të arrijë në Kosovë një pjesë e kontingjentit të ri të
trupave shtesë të NATO-s. Gjermania dhe Austria i janë përgjigjur
pozitivisht kërkesës së NATO-s, për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë,
pas përkeqësimit të situatës në veri të vendit.
Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter, bën të ditur RTK, tha se forca kryesore do të arrijë gjatë ditëve të ardhshme.
Nga ana tjetër gjendja në veri paraqitet të jetë e qetë . Mbremjen e se martes ka pasur takime në mes të komandantit të KFOR-it Erhard Byhler me përfaqësuersit serbë, por pa ndonjë rezultat. Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter tha se takime të tilla do të vazhdojnë edhe sot, por nuk saktësoi kohën dhe formatin e takimit.
Shqiperia, trupa ne Kosove
Shqiperia është e gatshme të rrisë kontributin e saj në njësitë e KFOR-it, por jo në zonat më të nxehta të Kosovës.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se situata në veri është tërësisht nën kontroll të autoriteteve të Kosovës dhe prania e KFOR-it është një faktor madhor paqeje dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë, por dhe në rajon.
Top Channel