Ka mbërritur sot në Prishtinë ushtruesi i detyrës së të dërguarit të posacëm të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif.

Lajmin e ka bërë të ditur administrata e UNMIK-ut, përmes një komunikate për shtyp, në të cilën është publikuar edhe eksperienca e të dërguarit.

Kështu, sipas njoftimi, Fardi Zarif është nga Afganistani dhe më parë ka punuar si zv/koordinator humanitar i OKB-së në Bagdad, në vitet ’90 si shef i stafit të misionit të OKB-së në Irak dhe më pas me të njëjtën detyrë në Sudan.

Gjithashtu, ai ka qenë diplomat karriere në Afganistan, ku ka shërbyër edhe si zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Zoti Zarif ka përfunduar studimet e larta për drejtësi, diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Kabulit.

Deri më 20 gusht të vitit 2010 ai ka qenë drejtor i divizionit për Evropën dhe Amerikën Latine në Departamentin e operacioneve paqeruajtëse të OKB-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA