Pato: Dua të respektoj kontratën me Milanin

03/08/2011 11:45

Milani po kërkon në merkato të famshmin “Mister X”, por duhet të ruhet edhe nga sulmet e ekipeve të tjera ndaj lojtarëve më të mirë kuqezinj.

Pasi Barcelona tentoi me Thiago Silvan, Chelsea provoi para disa ditësh me Paton sipas mediave britanike.

Sulmuesi brazilian ka deklaruar në konferencën e shtypit në Kinë, ku Milani do të luajë Superkupën e Italisë ndaj Interit, se ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2014 dhe shpreson të qëndrojë me kuqezinjtë deri në përfundim të kontratës.

“Cfarë do të ndodhë më pas, nuk e di”, u shpreh Pato.

Chelsea kishte ofruar 23 milionë euro për Paton plus një lojtar mes Anelka dhe Kalou.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA