
Zyrtarë të NATO-s kanë deklaruar se tensionet në veri të Kosovës, 10 ditë pas operacionit të forcave speciale kosovare, janë duke u zbutur.
Situata në veri ka qenë edhe në qendër të bisedimeve të një takimi të zhvilluar sot në selinë e NATO-s, një ditë pas kërkesës së KFOR-it për rritjen e trupave në Kosovë.
Zëdhënësja e Aleancës, Carmen Romero ka deklaruar se prioritet për NATO-n është ruajtja e një ambjenti të qetë e të sigurtë për të gjithë.
Kërkesa e KFOR-it për më shumë trupa në Kosovë u bë dje pas vendosjes së snajperave serbë në rrugët veriore të Kosovës, për të penguar heqjen e barrikadave.
Përgjigjia e parë pozitive erdhi nga Gjermania, e cila njoftoi dërgimin e rreth 550 trupave ushtarake në shtetin e ri të Evropës.
Top Channel