Mikrokamera për kartat bankare

03/08/2011 15:20

Bullgarët e arrestuar nga policia shqiptare mëngjesin e se martës u
identifikuan nga kamerat e automateve në të cilat kryen edhe tërheqjet.

Edhe pse pamjet filmike kanë qene jo të qarta pas një muaji veprimesh, bullgarët u kapën në një hotel në Durrës. Menyra e tyre e vjedhjes nuk ishte e panjohur per ekspertet shqiptare.

Ata perdornin dy mikrokamera dixhitale te cilat e vendosnin ne folene e kartes se bankomatit, nga ku merrnin regjistrimin e kodeve pin, te kartave te perdoruara nga qytetaret kryesisht ne Tirane, Vlore e Sarande. Vete mashtruesit nga Sofja nuk kishin kryer asnje vjedhje bankare ne Durres, ku edhe kishin rezidencen e tyre qe prej muajit maj te ketij viti.

Pasi merrnin te gjitha te dhenat e nje karte bankare, ata programonin te dhenat e tyre ne komjuterat lap top, dhe me pas prodhonin kartat e klonuara me ane te pajisjeve komjuterike. Kartat e prodhuara nga bullgaret kishin edhe logot e bankave ne te cilat do te kryenin vjedhjet e tyre.

Mendohet qe bullgaret te kene marre te dhena nga me shume se 20 bankomate ne vend, ku prodhuan dhjetra karta bankare. Nga denoncimet rezulton se ne periudhen e fundit ne te cilen bullgaret kane ushtruar aktivitetin e tyre kriminal u regjistrua nje shifer e vjedhur prej 150 mije eurosh, por e vetmja shume e bllokuar nga policia ishte 1 mije euro. Hetimi per gjetjen e parave te vjedhura te klienteve te disa bankave shqiptare vazhdon. Nje pjese e tyre mendohet te jete shpenzuar gjate qendrimit te tyre ne vend, ndersa nje pjese tjeter mund te jete derguar ne Bullgari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA