Lidhja Demokratike e Kosovës kritikon Qeverinë për keqmenaxhim të
autostradës Morinë-Merdare.Grupi i ekspertëve të ekonomisë nga LDK  ka
vënë në dukje neglizhencën qeveritare, që sipas  tyre po manifestohet 
në  moszgjedhjen e kompanisë mbikëqyrëse të punimeve të autostradës,
kushtet e rënda në të cilat punojnë punëtorët dhe mos angazhimi i
kompanive vendore në këtë projekt.

Në një komunikatë të lëshuar për media të mërkurën, thuhet se LDK e ka ngritur vazhdimisht zërin për mungesën e transparencës ndaj qytetarëve lidhur me këtë kontratë, për të cilën shkon rreth 30 për qind e buxhetit të shtetit për tri vitet e ardhshme.

“Mënyra se si qeveria po e menaxhon këtë projekt tregon qartë se mos transparenca është e qëllimshme. Qeveria nuk mund të arsyetojë para qytetarëve të saj se një punëtorë krahu nga Kosova paguhet 0.90 euro cent për orë pune, në ndërkohë që qeveria i paguan kompanisë 13 herë më shumë për secilën orë pune sa paguhet punëtori. Qeveria po ashtu nuk mund të arsyetojë faktin se nga buxheti ajo po paguan 4 herë më shtrenjtë çdo metër kub dhe të hequr nga kompanitë vendore në aksin e kësaj autostrade- thuhet në komunikatën e LDK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA