Kosovë, sekuestrohen barnat nga Serbia
03/08/2011 17:55
Autoritetet kosovare kanë sekuestruar sot në një operacion një sasi të konsiderueshme barnash të hyra në shtetin e Kosovës nga Serbia.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave operacioni është drejtuar nga Inspektoriati Farmaceutik dhe seksioni policor kundër krimeve ekonomike.
Burimet nuk janë në gjendje të saktësojnë vendin ku u krye sekuestrimi, por nënvizojnë se vlera e barnave është disa mijëra euro.
Sekuestrimi është bërë në kuadër të zbatimit të masave të reciprocitetit me Serbinë, e cila nuk njeh vulat doganore të Republikës së Kosovës.
Top Channel