Misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX, nuk do t’i tërheqë njësitë e tij nga veriu i Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë i pranishëm në këtë zonë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i misionit, Nicholas Hauton, në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

“Policia e EULEX-it vazhdon të jetë e pranishme në veri, konkretisht në Mitrovicë, në selinë e gjykatës, në vendkalime dhe me patrullime”, ka deklaruar Hauton.

Prania e misionit EULEX në veri të Kosovës u bë e theksuar pas operacionit të forcave speciale kosovare për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA