Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Byler ka zhvilluar një takim me
kreun e delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanovic
dhe ministrin serb për Kosovën, Gordan Bogdanovic.

Takimi, tepër i shkurtër është zhvilluar në orët e mbrëmjes së të martës, por RTK e ka bërë publik sot.

Lajmi konfirmohet nga forcat paqerujatëse, të cilat në një komunikatë takimin e kanë cilësuar si “shkëmbim të shkurtër dhe joformal të pikëpamjeve”.

Hollësi të tjera mbi këtë takim nuk janë dhënë, ndonëse është paralajmëruar mundësia e një takimi tjetër gjatë ditës së enjte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA