Betejë me flakët në Borsh

03/08/2011 22:35

Një zjarr i papritur nisi në mbrëmje në malin që ngrihet pas fshatit bregdetar të Borshit, në Sarandë.

Dëshmitarë në vendngjarje thonë se zjarri që filloi diku rreth orës 19 po favorizohej nga era dhe ekzistonte frika se mund të rrezikonte edhe shtëpitë përreth.

Zjarri zbriti drejt ullishteve, ndërsa banorë dhe pushues lajmëruan zjarrfikëset, por ato arritën aty vetëm pas rreth tre orësh dhe banorët të cilëve po u rrezikoheshin shtëpitë nisën përpjekjet me mjete rethanore për fikjen e zjarrit.

Fshati Borsh këtë sezon veror popullohet nga pushues të shumtë.

Ndërsa dje pas mesditës edhe në Dhivërr të Sarandës një zjarr i madh rrezikoi fshatin, pasi gjuhët e flakëve arritën deri afër shtëpive.

Për fikjen e zjarrit erdhën në ndihmë edhe zjarrfikëse nga zona e Sajadhës në Janinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA