Berisha: Investimet e huaja u rritën

03/08/2011 15:55

Kryeministri Sali Berisha ka ndërprerë pushimet për mbledhur qeverinë.
Raporti mbi Investimet e Huaja Direkte që e rendit Shqipërinë vendin e
dytë në rajon, i publikuar nga zyra e PNUD-it në Tiranë më 1 gusht,
ishte një rast i mirë për të mburrur meritat e modelit ekonomik
shqiptar.(UPDATE)

“Model që bazohet në barrën fiskale më të ulët në Evropë, në ngarkesën publike mbi sektorin privat më të ulët në Europë, model që bazohet në zhdukjen në maksimum të pengesave burokratike”, tha Berisha.

Kryeministri tha se Shqipëria po përjeton një revolucion industrial. Sipas tij investimet e huaja janë përqendruar në industrializimin e vendit nëpërmjet teknologjive më moderne dhe në shërbimet e telekomunikacionit.

Rritja e investimeve të huaja direkte sipas kryeministrit, përkon edhe me trefishimin e eksporteve shqiptare. Kryeministri nuk hezitoi të thotë se investimet e huaja kanë krijuar mijëra vende pune në Shqipëri. Në fakt shifrat zyrtare të punësimit flasin për 18 mijë vende pune më pak se në vitin 2006.

Por mbledhja e qeverisë ishte një rast i mirë për të bërë edhe premtime në emër të kryebashiakut Basha. Kryeministri tha se protestat në Tiranë kanë pasur ndikim negativ dhe ndrojtje te investuesit e huaj, por ato nuk kanë arritur të lëkundin besimin e investitorëve të huaj në Tiranë. Ekipi i ri drejtues i bashkisë do ta shndërrojë Tiranën në lokomotivë të investimeve të huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA