Arratisja e tregtarit të naftës

03/08/2011 15:50

Task Force në Prokurorinë e Tiranës ka nisur hetime në lidhje me mënyrën
se si biznesmeni Hajri Elezaj përfitoi arrestin në shtëpi me
pretendimin e gjendjes së rëndë shëndetësore.

Veprimet e para hetimore në lidhje me mënyren se si u lirua nga burgu Elezaj, mbeten verifikimet e diagnozes.

Diten qe gjykata vendosi arrestin me burg per Elezajn ky iu drejtua per ndihme emergjente Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”. Kjo diagnoze do te verifikohet me ate te eksperteve mjeko-ligjore, te cilet dolen ne nje perfundim se shendeti i tij rrezikohet dhe se ai nuk mund te qendroje ne kushtet e burgut.

Prokuroria ka ngritur dyshimet e saj ne lidhje me proceduren, por ky eshte hapi i pare hetimor dhe vetem ne perfundim te saj mund te vazhdohet me ndonje procedim te mundshem penal. Prokuroria qe ne filim hodhi dyshime mbi vertetesine e pretendimit per semundjen ndsaj dhe ia drejtua se pari verifikimit te raportiti te mjekut ligjor.

Paralelisht me kete hetim, prokuroria do te vazhdoje te hetoje edhe ne lidhje me vendodhjen e Hajri Elezaj, per te cilin eshte shtuar edhe akuza e thyerjes se urdherit te dhene nga Gjykata e Tiranes per arrestin shtepiak. Elezaj nuk ju bind as ketij vendimi pavaresisht se mori nje mase sigurie te ulet.

Prokuroria nuk ben te ditur nese do te hetoje persona te tjere pergjegjes qe ndikuan ne lirimin e Elezajt, pervec mjekeve. Por ajo cileson se duke kryer hetimet e para te verifikimeve te mjekeve ne spital dhe eksperteve do te kete mundesi te cmoje ne lidhje me kushtet dhe rrethanat qe çuan ne zevendësimin e mases se sigurimit te tij.

Gjithashtu ne hetim jane perfshire edhe personat pergjegjes nga ana e policise per te kontrolluar qendrimin e tij ne arrest shtepie. Per skandalin e naftes Virxhin u arrestuan fillimisht 11 persona mes te cileve biznesmene qe u liruan njeri pas tjterit nga burgu. Skandali u denoncua nga deputeti Dritan Prifti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA