6 milionë euro mes Barcelonës dhe Fabregas
03/08/2011 12:45
Barcelona është e gatshme të ofrojë 34 milionë euro për Cesc Fabregas, por Arsenal nuk ka ndërmend të pranojë më pak se 40 milionë euro për kapitenin.
Sipas gazetës ‘Marca’, drejtuesit katalanas po mundohen të bindin menaxherin e londinezëve, Arsene Wenger, që të pranojë 34 milionë euro, ndërsa 6 të tjerat do të jepen në varësi të rezultateve të mesfushorit spanjoll dhe vetë Barcelonës.
Ndër të tjera, 5 milionë euro të transferimit nuk do të vijnë nga arkat e ekipit blaugrana, por nga vetë Fabregas, i cili ka pranuar një ulje rroge në rast transferimi në skuadrën e fëmijërisë së tij.
Top Channel