Bashkimi Evropian u ka bërë sërish thirrje Prishtinës dhe Beogradit që
të ulin tensionet dhe të rinisin bisedimet për zgjidhjen e problemeve në
veri.

“Kemi pasur tensione në javët e kaluara, ne duhet t’i shmangim ato. Duhet t’iu kthehemi bisedimeve dhe negociatave”, ka deklaruar zëdhënësi i Catherine Ashton, Michael Men.

Zëdhënësi i shefes së Politikës së Jashtme të BE ka nënvizuar se Unioni pret që të shohë një progres të shpejtë dhe thelbësor.

“Dhuna nuk do të tolerohet kurrë dhe veprimet e njëanshme, të njërës apo tjetrës palë, nuk janë të dobishme”, ka thënë Men per gazetarët në Bruksel.

Ndërkohë, në Prishtinë pritet sot vizita e të dërguarit të Ashton në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper, që do të takohet me krerët më të lartë të shtetit.

Kosovë, NATO kërkon trupa shtesë

Komanda e NATO-s në Kosovë ka kërkuar trupa shtesë në këtë vend, për shkak të përshkallëzimit të situatës në zonat veriore.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KFOR-it, Diter Vihter, në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

“Po kërkojmë trupa nga jashtë. Nuk mund të flas për numra, por bëhet fjalë për një batalion”, ka deklaruar Vihter.

Situata në veri u përkeqësua pas operacionit të forcave speciale kosovare në pikat kufitare 1 dhe 31, që pasoi me vënien e zjarrit nga grupet radikale serbe.

Ndërkohë, trupat e KFOR-it kanë ndërprerë sot operacionet për lëvizjen e bllokadave në rrugë, për shkak të pranisë së snajperave serbë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA