Vrasja e 15-vjecarit nga babai i tij ka shokuar komunitetin në Torovicë
të Lezhës. Banorët që e kane njohur adoleshentin dënojnë me forcë aktin e
rëndë.
Edhe pse e kane te veshtire te prononcohen, shume prej tyre e denojne krimin dhe thone se 15 vjecari nuk ka qene femije kaq problematik sa e ka deklaruar i ati ne polici per te justifikuar krimin, te cilin e ka pranuar pa asnje hezitim para policise. Edhe mesuesi i djalit thote se ai ka patur nje vijueshmeri jo te keqe ne shkolle dhe aspak problematike.
Po ashtu edhe shokët e bashkëmoshatarët e tij thonë se djali nuk ka qenë problematik, madje kishte një sjellje të mirë dhe shumë normale me të gjithë.
Nderkohe qe policia vazhdon te hetoje ne lidhje me vrasjen. Burime brenda saj deklarojne se ka dy pista. E para mbetet ajo per te cilen vete autori i dyshuar i krimit deklaroi ne polici, se e goditi per shkak se fqinjet ankoheshin prej tij per shkak se kishte kryer disa vjedhje. Por pista e dyte mbeten ajo e mosmarreveshjeve familjare.
15-vjecari jetonte prej vitesh me babanë dhe njerken e tij, pasi e ema i kishte vdekur si pasoje e nje aksidenti automobilistik dhe marredhenit e tij me njerken nuk ishin shume miqesore.
Top Channel