Përvec grupeve radikale të armatosura, në veri të Kosovës janë vendosur edhe snajpera serbë, gati për të qëlluar.

Lajmin e ka bërë të ditur komanda e KFOR-it përmes një komunikate për shtyp, në të cilën shprehet gatishmëria e trupave të huaja për të luftuar këta elementë.

“Duke marrë parasysh rrezikun nga snajperat, rezistencën e armatosur dhe elementët radikalë të pajisur me armë zjarri, në veri ka hyrë një divizion i këmbësorisë së blinduar”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i u ka bërë thirrje qytetarëve në veri që të mos bien pre e elementëve radikalë dhe kriminalë dhe të heqin dorë nga vendosja e bllokadave në rrugë, që pengojnë komunikimet mes qyteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA