Monopoli në tregun e gazit

02/08/2011 15:55

Autoriteti Konkurrencës ka urdhëruar kompaninë që ka me koncesion portin
e Porto Romanos të zhbllokojë shkarkimet e gazit të lëngshëm.

Autoriteti thotë se në port është ndaluar shkarkimi për disa subjekte private dhe dyshon se kjo po bëhet qëllimisht për të kufizuar konkurrencën në këtë treg.

”Komisioni i Konkurrencës shprehet se mund të ndodhej përpara një situate urgjence, për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën. Komisioni vendosi hapjen e hetimit paraprak në këtë treg”, tha Ermal Nazidi, nga Zyra Juridike e Autoritetit.

Tregu i gazit të lëngshëm edhe në të kaluarën ka shfaqur tendenca për monopol, ku disa kompani janë përpjekur shpesh të kontrollojnë tregun përmes praktikave të dyshimta, kryesisht me kufizimin e pikave të shkarkimit në porte.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA