Luftë ndërtimeve pa leje, bashkia nis aksionin

02/08/2011 15:30

Pas inspektimeve të policisë bashkiake në kryeqytet gjatë 72 orëve të
fundit janë evidentuar 67 ndërtime pa leje, të cilëve iu ështe dhënë akt
pezullimi. Bashkia paralajmeroi të gjithe qytetaret të mos ndërtojnë pa
leje pasi asnjë prej tyre nuk do të lejohet.

“Te gjitha rastet e ndërtimeve të paligjshme janë pezulluar. Bashkia u bën thirrje qytetarëve të distancohen dhe denoncojnë rastet e ndërtimeve pa leje”, tha zëdhënësja e bashkisë, Anila Bisha.

Bashkia e Tiranes ka vene ne dispozicion te qytetareve numrin 2419465, ku cdo qytetar mund te telefonoje, nese konstaton se po shkelen ligjet dhe po veprohet ne menyre flagrante nga fqinjet e tyre, te cilet ndertojne pa leje, apo cenojne pronen publike.

Pas ankesave te dhjetëra qytetareve, redaksia e Top Channel beri publik shqetesimin pak dite me pare. Fenomeni i abuzimit me hapesirat publike mori impuls gjate tranzicionit te zgjatur te kalimit te pushtetit ne Tirane.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA