Japoni, në spital mbrojtësi Matsuda
02/08/2011 13:00
Naoki Matsuda, 34 vjec, mbrojtës dhe ish-lojtar i kombëtares japoneze,
është shtruar në spital pasi ka humbur ndjenjat gjatë stërvitjes.
Sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo News”, dyshohet që i fikëti të jetë shkaktuar nga i nxehti.
Matsuda, i njohur për debutimin e tij në botërorin e vitit 2002, ka pësuar një arrest kardiak dhe frymëmarrjeje.
Lojtari ka luajtur 40 ndeshje me kombëtaren dhe 385 me klubin Jokohama, me të cilin ka fituar tre tituj të J-League.
Top Channel