Inter, Gasperini: Në Pekin për të fituar
02/08/2011 14:20
“Jemi këtu për të fituar dhe që Inter të kthehet në shtëpi me atë kupë që nuk arriti të fitonte dy vjet më parë”.
Me këto fjalë Gian Piero Gasperini u është përgjigjur gazetarëve kinezë kur është pyetur nëse Inter do të fitojë këtë Superkupë, ndryshe nga sa ndodhi dy vjet më parë kundër Lazio.
“Për më tepër, kur të luajmë me Milan duhet të jemi më të motivuar”, ka vijuar trajneri i zikaltërve, i cili u është përgjigjur edhe pyetjeve për holandezin Sneijder.
“Sneijder? Ai luan me ne, stërvitet me ne dhe do të luajë me ne edhe të shtunën. Ai nuk përbën një problem”, ka shtuar Gasperini.
Top Channel