Gjermani është vendi i parë i NATO-s që ka shprehur gatishmërinë të rrisë prezencën e saj në Kosovë pas thirrjes së KFOR-it për trupa shtesë, kushtëzuar nga tensionimi i situatës në Veri të vendit.

Në faqen e internetit të ushtrisë gjermane (Bundesëehr) thuhet se Gjermani do të kontribuojë me një kontigjent prej 550 ushtarë, ndërsa Austria me 150 ushtarë të tjerë.

700 ushtarët gjermanë dhe austriakë përbëjnë batalionin e parë që do t’i bashkohet forcave të KFOR-it që po përballen me një situatë të tensionuar në Veri të Kosovës si pasojë e protestave të radikalëve serbë që kundërshtojnë ngritjen e pikave doganore në kufi me Serbinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA