Projekti për rikonstruksionin e sheshit qendror të Prishtinës, parashikohet ta shndërrojë atë në një qendër të rëndësishme si e të gjithë kryeqyteteve të tjerë.

Punimet për rregullimin e sheshit të pavarësisë, “Ibrahim Rugova” që do të ndërlidhet me bulevardin kryesor të Prishtinës, atë “Nënë Tereza”, pritet të nisin së shpejti dhe të përfundojnë në vitin 2012.

Komuna e Prishtinës ndodhet në fazën ideore të projektit ndërsa është përzgjedhur edhe kompania që do të kryejë punimet.

“Nuk mund të premtoj se ne do të përfundojmë të gjitha punimet, por mund të them se punimet kryesore do të përfundohen dhe pranëverën e vitit të ardhshëm dy sheshet do të jenë funksionalë”, tha kreu i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA