Fyle-Lajcak: “Piramida” rrezikon Top Channel

02/08/2011 15:35

Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga Top Channel, Komisioneri për
Zgjerim, Stefan Fyle dhe i dërguari i posacëm i BE-së për Shqipërinë,
Miroslav Lajcak shprehen përmes dy letrave të posacme se janë në dijeni
të vështirësive që po has ky televizion për ambiente, në mënyre që të
vazhdojë të këtë sigurinë e transmetimit të pandërprerë.

“Une kuptoj se dy rastet qe ju sollet ne vemendjen time, posacerisht parashikimi i shkaterrimit te Piramides dhe kontrata e qirase per “Ish-Laboratorin e Filmit’ jane te dallueshme, por me pasoja te ngjashme per nderrmarjen tuaj. Kuptoj gjithashtu se disa prej problemeve lidhen me mosmarrëveshjet komplekse kontraktuale dhe pretendimet e pronesise. Komisioni pret qe keto ceshtje te zgjidhen ne menyre te paanshme e transparente, per te garantuar respektimin e legjislacionit te duhur dhe sundimin e ligjit. Ne do te ndjekim nga afer evoluimin e situates permes delegacionit te BE-se ne Shqiperi”, u shpreh Fyle.

Ndërsa Lajcak tha se: “Vecmas, une deshiroj t’ju konfirmoj se Delegacioni i BE-se ne Tirane dhe Komisioni Europian po i ndjekin keto ceshtje nga shume afer ne kontekstin e perspektives europiane te Shqiperise”.

Shkaterrimi i Piramides dhe nxjerrja e Top Channel nga ambientet egzistuese do te sillte nderprerjen e transmetimit te ketij televizioni, cfare perben edhe cenim te hapur te lirise se medias.

“Me lejoni t’ju siguroj se Komisioni Europian i kushton rendesi te madhe lirise se medias. Kjo perben nje shtylle themelore per qeverisjen e mire e llogaridhenien ne shoqerite demokratike dhe eshte element thelbesor i kriterit politik te Kopenhagenit per anëtaresimin, me te cilin duhet te perputhet cdo vend qe aspiron te hyje ne BE. Komisioni veren nevojen se te gjithe aktoret politike dhe institucionet shteterore duhet te perkrahin kushtet dhe nje klime pozitive per te nxitur zhvillimin e medias se pavarur e pluraliste”, tha Fyle.

Përfaqësuesit e BE-së kanë diskutuar për TCH me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare edhe gjatë Këshillit të 3-të të Stabillizim Asocimit që u mbajt në Bruksel më 19 korrik. 

Burime konfidenciale tregojne se Komisioneri Fule ka folur ne emer te pales europiane, ndersa Ministrja e Integrimit Bregu ka perseritur qendrimin e qeverise shqiptare.

“Komisioneri  tregoi se ishte shume i shqetesuar per TCH. Ai la te kuptoje se ishte ne dijeni per menyren sesi merren vendimet e gjykatave e se sa respektohet ligji ne vend, por ajo qe nenvizoi eshte se transmetimi i ketij televizioni nuk duhej nderprere”, rrefeu per TCH nje zyrtar europian i pranishem ne kete takim.

“Ne kontaktet e mia me kryeministrin Berisha dhe aktore te tjere publike ne Shqiperi kam nenvizuar ne menyre te perseritur nevojen per te promovuar dhe garantuar liri te plote te medias ne menyre te qarte dhe aktive. Kjo eshte gjithashtu e domosdoshme ne menyre qe te largohet cdo perceptim i mundshem i standarteve te dyfishta ne marredheniet me median. Eshte e rendesishme qe te gjitha ndermarrjet e medias te perfitojne nga e njejta liri veprimi”, shtoi Fule.

I njejti mesazh perforcohet dhe ne letren e Drejtorit Menaxhues Lajcak, i cili mbeshtet kete analize te Komisionerit Fule

 “Ndaj plotesisht analizen e tij persa i perket nevojes per te garantuar e promovuar ne menyre te qarte e active lirine e plote te medias. Eshte e rendesishme qe te gjitha mediat te perfitojne nga e njejta liri per te operuar”, deklaroi Lajcak.

Stefan Fule dhe Miroslav Lajcak përkujtojnë në letrat e tyre se liria e medias dhe sundimi i ligjit janë dy çështje të rëndësishme për të cilat Komisioni Europian do të shprehet në 12 tetor, në raportin e progresit mbi Shqipërinë.

Pergatiti Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA