Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka
akuzuar homologun serb, Borko Stefanovic, për implikim në djegien e
pikës kufitare numër 1 në veri të Kosovës.

Përsa i përket bisedimeve, Tahiri ka deklaruar se qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse t’i kërkojë BE-së largimin e Stefanovic nga ky proces.

Ndërkohë, mësohet se negociatori serb dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanovic kanë hyrë sërish në mënyrë ilegale në veri të Kosovës.

Pritet që gjatë ditës ata të takohen me komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler, i cili anuloi takimin e djeshëm për shkak se zyrtarët serbë kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Ditën e djeshme, ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi paralajmëroi se zyrtarët serbë që hyjnë pa leje në Kosovë mund të arrestohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA