Bulqizë, një minator lë grevën

02/08/2011 09:55

Një prej minatorëve të Bulqizës lë grevën e urisë për shkak se gjendja e tij u rëndua shumë orët e fundit.

Limon Isufi u largua nga ambientet e grevës në ditën e nëntë të saj duke u shoqëruar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë kreu i Konfederates se Sindikatave Kol Nikolla u shpreh se gjendja e minatoreve eshtë tejet e rëndë, ndërsa në thellësitë e galerive ka mungesë të oksigjenit.

Familjarët e minatorëve ndodhen jashtë ambienteve të grevës të shqetësuar për shëndetin e protestuesve.

Pronarja e firmes austriake, Decometal, pronare e kompanise shqiptare ACR, zonja Skatsche Depisch, permes nje deklarate per shtyp, kerkoi qe minatoret te pranojne diskutimin dhe te dalin nga greva. Ne deklaraten e saj theksohet se rreth 700 minatoreve u eshte miratuar kerkesa per rritje page me 20 % dhe brenda pak kohesh do te perfundoje godina e graderobes dhe e dusheve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA