Botërori U20, Argjentina barazon me Anglinë
02/08/2011 13:45
Vetëm një barazim, 0-0 me Anglinë për Argjentinën në turin e dytë të
grupit F, në Botërorin Under 20, që po zhvillohet në Kolumbi.
Në ndeshjen tjetër të të njëjtit grup, Meksika ka mundur Korenë e Veriut 3-0.
Megjithatë, në krye është Argjentina me 4 pikë, e ndjekur nga Meksika me 3, Anglia me 2 dhe Korea e Veriut me 1 pikë.
Në grupin E, ndeshjet e të cilit po luhen në Barrankila, Brazili ka mundur Austrinë 3-0, ndërsa Egjipti Panamanë 1-0.
Dy fituesit ndajnë vendin e parë me nga 4 pikë, të ndjekur nga dy humbësit me nga 1 pikë.
Top Channel