Amy Winehouse ishte e fejuar
02/08/2011 16:20
Amy Winehouse dhe i dashuri i saj, Reg Travis, ishin fejuar disa javë para se këngëtarja të ndërronte jetë.
Sipas ‘The Sun’, 35-vjeçari Reg i kishte dhënë një unazë diamanti këngëtares 27-vjeçare dhe kishin bërë plane për martesë.
“Amy e dashuronte Regin dhe donte shumë të formonte një familje dhe të kalonte jetën me të. Të dy e donin shumë njëri-tjetrin”, u shpreh një burim për tabloidin britanik.
Amy Winehouse ishte e lidhur me regjisorin Reg Travis që në 2009-n dhe po planifikonin të martoheshin vitin e ardhshëm.
Top Channel