Zgjedhjet e pjesshme, KQZ: U ndaluan pesë persona
01/08/2011 11:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon ndalimin e 5 personave, të
cilët penguan zhvillimin e procesit zgjedhor në komunën Shalë të
Shkodrës.
Zëdhënësi Leonard Olli tha se do të ndalohen të gjithë personat që kryejnë krim elektoral, si rasti i komunës Shalë.
“Pjesëmarrjet në zgjedhjet e pjesshme ishin të kënaqshme. Do të merren të gjitha masat për të realizuar zgjedhjet, qoftë edhe në njësi vendore”, tha Olli.
Sipas tij 4 komuna u fituan nga kandidatët demokratë dhe 4 të tjera nga ata socialistë, ndërsa në Finiq nuk është publikuar ende rezultati përfundimtar.
Top Channel