Pjesëtarët e KFOR-it të hënën në mëngjes kanë arritur të largojnë njërën
nga barrikadat, në të cilën nuk ka pasur banorë serbë, që ndodhej në
rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, përkatësisht në afërsi të fshatit Zupç.
Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se një barrikadë e tillë KFOR-i e ka larguar edhe në mes të Leposaviqit dhe Jarinjes, kështu që edhe ky aks rrugor në këtë drejtim tani është i kalueshëm për automjete.
Situata është e tensionuar, por nuk ka pasur ndonjë incident.
Stefanovic e Bogdanovic takime ne Leposavic
Shefi i ekipit negociator serb në bisedime me Prishtinën, Borko Stefanovic dhe ministri për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanovic janë takuar në orët e para të mëngjesit me banorë të Leposavicit.
Lajmin e bëjnë të ditur burime të Kosovapress, sipas të cilave dy zyrtarët pritet që gjatë ditës të vazhdojnë bisedimet me komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler.
Nata në veri ka kaluar qetë dhe pa ndonjë incident, ndërkohë që pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje në veri të Kosovës janë hapur të dielën mbrëma për automjete të lehta dhe autobusë, ku është mundësuar pjesërisht qarkullimi mes veriut të Kosovës dhe Serbisë.
KFOR kërcënon serbët
Serbët nuk e zhbllokojnë rrugën në Rudare që çon në Jarinje të Leposavicit, por,komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, të premten vonë në mbrëmje i ka paralajmëruar ata.
Një turme e madhe e serbëve kanë mbajtur të bllokuar edhe të premten rrugën në fshatin Rudare që çon në pikën kufitare 1, duke mos lejuar as KFOR-in të kalojë për të bërë furnizimin e ushtarëve, që ndodhen në kufi.
Gjenerali Byhler ka thënë se kësaj radhe u tërhoqën për hir të paqes dhe qytetarëve, porse nuk do të ketë “një herë të dytë”, dhe paralajmërimi i tij ka ardhur nga ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ku ka mbajtur një konferencë.
Top Channel