Kryeministri Hashim Thaci takoi pasditen e sotme forcat speciale të Policisë së Kosovës, në bazën e tyre në periferi të Prishtinës.
Thaci shprehu gatishmërinë për të shtrirë sovranitetin e shtetit kosovar në cdo zonë të vendit. Reagimi i skuadrave speciale në momente serioze ka qenë kërkesa e kryeministrit Thaci.
“Do kemi ballafaqime të tjera me kontrabandistë të tjerë, me struktura paralele dhe grupe që shkaktuan dhunën. Për djegien e pikës kufitare numër 1, Prishtina bën përgjegjës drejtpërdrejt Beogradin”, deklaroi Thaci.
Thaci përjashtoi cdo mundësi për ndarjen e Kosovës. “As de jure e as de fakto nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë kompromis me askënd”, pohoi Thaci.
Edhe presidentja Atifete Jahjaga përcolli të njëjtin mesazh. “Për këtë nuk do të bisedohet me askënd, por do të bashkëpunohet. Në këtë drejtim shohim edhe misionet EULEX dhe KFOR, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës”, deklaroi Jahjaga.
Top Channel