Përmirësohet situata në Golem e Shkëmbin e Kavajës
01/08/2011 12:00
Drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë Gazmend Bejtja
deklaron se situata e higjienës në zona bregdetare si Golemi e Shkëmbi i
Kavajës në Durrës është përmirësuar.
Bejtja njoftoi se janë regjistruar 2784 raste me viroza në javë dhe numri më i madh është në zonat bregdetare si Sarandë e Vlorë.
“4% e rasteve përbëhen nga fëmijë 1-4 vjeç”, tha Bejtja.
Top Channel