Gjykata Kushtetuese në Kosovë duket se ja ka kaluar serish Kuvendit cështjen e shumëdebatueshme të imunitetit të deputetëve.

Shkresa është dorëzuar në Kuvend ditën e premte dhe Gjykata Kushtetuese u kërkon të gjithë deputetëve që jo më larg se 40 ditë nga marrja e kësaj shkrese të përpilojnë dhe dorëzojnë mendimet e tyre përsa i përket imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të vendit.

Gjykata i kërkon parlamentit që të përpilojë opinionin e tij në lidhje me këtë cështje dhe më pas t’ia nisë asaj.

Cështja e imunitetit të deputetëve ka shkaktuar debate të shumta në Kosove, pas dështimit nga ana e EULEX për të ndaluar anëtarët e parlamentit që dyshohen si të përfshirë në krime lufte gjatë konfliktit të vitit 1999.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA