KFOR: Gjendja në veri, e qetë
01/08/2011 21:45
Komanda e KFOR-it ka njoftuar mbrëmjen e sotme përmes një komunikate për shtyp se gjendja në veri të Kosovës është relativisht e qetë, por e tensionuar.
“Trupat e KFOR-it kanë nën kontroll dy pikat kufitare 1 dhe 31, në Jarinje dhe Bërnjak”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sipas këtij burimi, ushtarët e misionit ndërkombëtar po patrullojnë dhe kontrollojnë Zubin Potokun dhe zona të tjera në veri.
Mëngjesin e sotëm trupat e KFOR-it lëvizën disa nga bllokadat e vendosura nga komuniteti serb në rrugën kryesore mes komunës së Mitrovicës dhe Zubin Potokut.
Top Channel