Kapshticë, fluks emigrantësh nga Greqia

01/08/2011 19:45

Numri i emigrantëve që kthehen në vend për të kaluar pushimet e verës edhe këtë vit ka shënuar rritje.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, një nga pikat kryesore të kufirit me Greqinë, është rritur ndjeshëm fluksi i emigrantëve që kthehen.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, përmes kësaj dogane kanë kaluar 7000 persona dhe 2800 automjete, por megjithë numrin e lartë të hyrjeve në territorin shqiptar, nuk ka patur probleme apo vonesa.

Nga pala shqiptare është punuar me kapacitet të plotë sportelesh, ndërsa nga ajo greke vetëm me 4 të tilla. Edhe pse me një numur të vogël sportelesh, duket se kjo nuk ka sjellë shqetësim për emigrantët dhe kalimin e tyre.

“Nuk ka pasur probleme, kaluam pa vështirësi”, ka deklaruar një prej tyre. “Ka qenë mirë, në krahasim me vitet e tjera ka qenë më mirë”, është shprehur një tjetër.

Muaji gusht sjell edhe një kthim në masë të emigrantëve për të kaluar pushimet e verës në vend. Nga ana e autoriteteve doganore janë marrë masat për përballimin e situatës dhe për shmangien e radhëve të gjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA