Investimet e huaja, Shqipëria e dyta në rajon

01/08/2011 15:00

Zyra e PNUD-it në Tiranë publikoi raportin global të investimeve të
huaja direkte për vitin 2010, duke e renditur Shqipërinë, si një nga
vendet me ecurinë më të mirë në rajon.

“Në vitin 2010, investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën për herë të parë në më shumë se 1 miliardë dollarë duke e bërë Shqipërinë vendin e dytë në Europën Juglinore me investimet e huaja më të larta”, tha Zinebtouimi Benjelloun, kordinatore e brendshme e OKB-së në Tirane.
 
Investimet e huaja konsiderohen si një nga burimet kryesore që gjenerojnë punësim.

Në katër vitet e fundit, investimet e huaja direkte në total kanë qenë 3.7 miliardë dollarë sipas të dhënave zyrtare. Por numri i të punësuarve, jo vetëm që nuk është rritur, por ka rënë me 18 mijë vetë krahasuar me fundin e vitit 2006.  

Kryqëzimi i shifrave të punësimit me investimet e huaja tregon një rezultat paradoksi ku kapitali i huaj që investohet në ekonominë shqiptare nuk ka gjeneruar punësim në ekonomi, të paktën jo aq sa për të zbutur efektet e mbylljes së ndërmarrjeve publike apo reformave të tjera që shkurtojnë vendet e punës. Ekonomia mund të jetë në fazë strukturimi, ku rritja e produktivitetit nga teknologjitë e reja që sjellin investimet e huaja shkurton vendet e punës. Por përtej të gjitha këtyre arsyeve fakt është se numri i shqiptarëve që kishin një punë ka qenë më i lartë, para 5 vitesh,  atëherë kur investimet ishin vetëm 200 milionë dollarë në vit se sa është tani që investimet  janë 5 herë më të larta.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA