Inter, të grumbulluarit e Superkupës

01/08/2011 14:50

Janë 25 lojtarët e Interit të grumbulluar për ndeshjen e Superkupës së Italisë që do të luhet më 6 gusht kundër Milanit, në Pekin.

Për shkak të dëmtimit të japonezit Nagatomo, kapiteni i zikaltërve, Javier Zanetti, ka ndërprerë pushimet pas Kupës së Amerikës dhe do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit.

Ja lista e futbollistëve të grumbulluar të Interit: Julio Cesar, Castellazzi, Orlandoni; Cordoba, Caldirola, Ranocchia, Samuel, Chivu, Faraoni, Santon, Bianchetti, Zanetti, Natalino; Stankovic, Thiago Motta, Sneijder, Alvarez, Mariga, Obi, Crisetig, Muntari; Pazzini, Eto’o, Pandev, Castaignos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA