I dërguari i BE në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Cooper është takuar pasditen e sotme me zyrtarë të qeverisë serbe në komunën e Rashkës.

Sipas mediave ballkanase, Cooper është takuar me negociatorin Borko Stefanovic dhe ministrin për Kosovën, Goran Bogdanovic.

Takimi, bëjnë të ditur burimet, po zhvillohet në kuvendin komunal të Rashkës dhe në qendër të tij janë ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Pas takimit me palën serbe, i dërguari i shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, do të takohet edhe me zyrtarë të qeverisë së Kosovës.

Top Channel