Misioni EULEX ka sqaruar pozicionin e tij lidhur me hyrje-daljet në Kosovë të zyrtarëve serbë, si dhe mbi paralajmërimin për arrestimin e tyre.

Në një prononcim për “RTK”, zëdhënësi i EULEX-it, Nicolas Hawton ka deklaruar se misioni ka një qëndrim parimor kundër hyrjeve ilegale, ndërkohë që për arrestimin ka refuzuar të bëjë komente.

“Qëndrimi lidhur me arrestimet e mundshme do të formulohet në vartësi të takimeve që po zhvillohen lidhur me këtë cështje”, ka pohuar Hawton.

Reagimi i misionit evropian vjen pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi, se zyrtarët serbë që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë mund të arrestohen.

Top Channel