Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave të së njejtës familje ka ndodhur ne aksin Elbasan-Peqin.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës, kur një mjet me targa të huaja ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes se kontrollit nga drejtuesi i saj.
Për pasoje kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi Lutfi Sula 42 vjeç, bashkëshortja e tij Fitnete Sula 38 vjeç, si dhe dy fëmijët Meleq dhe Fatjon Sula, përkatësisht 8 dhe 4 vjeç.
Mënjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat nga hetimet paraprake kanë konstatuar se shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të automjetit.
Ndërkohë, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit të Elbasanit, ku kanë marrë ndihmën e parë.
Top Channel