Komandanti i forcave të KFOR-it në Kosovë, gjenerali gjerman Erhard Byhler nuk do t’i takojë përfaqësuesit e qeverisë serbe, konkretisht negociatorin Borko Stefanovic dhe ministrin Goran Bogdanovic.
Zëdhënësi i misionit të KFOR-it deklaroi se gjenerali Byhler nuk do të takojë dy zyrtarët serbë pasi ata kaluan ilegalisht kufirin dhe nuk përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë.
Ndërkohë, në veriun e Kosovës sot janë rigrupuar banorët serbë, të cilët kanë përforcuar barrikadat e tyre, pas njoftimit se KFOR kishte hequr tre të tilla në afërsi të Leposavicit.
Ministri serb Goran Bogdanovic ka deklaruar se barrikadat nuk do të hiqen deri në arritjen e zgjidhjes për pikat kufitare 1 dhe 31, për funksionimin e tyre para ndërhyrjes së njësive speciale të Policisë së Kosovës.
Top Channel