ACR: Minatorët të dalin nga protesta

01/08/2011 11:15

Përfaqësuesit e kompanisë ACR u bëjnë thirrje minatorëve grevistë që të
lënë protestën e tyre dhe të nisin punën, ndërsa shprehën gatishmërinë
për të zhvilluar bisedime me protestuesit.

Përfaqësuesit e ACR-së theksuan se tashmë është rënë dakord për rritjen e pagave në masën 20 perqind, si dhe përmirësimin e kushteve të punës, ndërsa pak ditë më parë, minatorët kërkuan rritje page në masën 40 përqind dhe nëse kjo kërkesë nuk plotësohet atëherë ata nuk do të dalin nga greva.

Ndërkohë në thellësitë e minierës në nivelin e 14-të vijon greva e urisë në ditën e saj të tetë dhe gjendja e minatorëve sa vjen dhe rëndohet.

ACR do të rrisë pagat

Albanian Chrome sh.p.k, kompania që ka në shfrytëzim minerën e kromit në Bulqizë tha se është e gatshme të negociojë me minatorët për zgjidhjen e krizës.

Në një intervistë për Top Channel, drejtori i përgjithshëm i ACR –së Giga Bedineishvilli tha se kompania ka pranuar tashmë një nga kërkesat kryesore të grevistëve dhe është e gatshme të negociojë për kërkesat e tjera të arsyeshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA