Gjatë mëngjesit të ditës së sotme KFOR-i ka larguar një bllokadë rrugore në një rrugë sekondare në zonën e komunës së Zubin Potokut.

Kështu njofton KFOR-i nëpërmjet një komunikate për mediat, ndërsa thuhet se qëllimi i operacionit është përmirësimi i qasjes së qytetarëve të Kosovës në rrugën kryesore dhe rivendosja e lirisë së lëvizjes në afërsi të Zubin Potokut.

Aksioni në fjalë është kryer në koordinim të afërt me EULEX-in dhe ka kaluar pa kurrfarë pengimi, thuhet në komunikatën e KFOR-it. Sipas KFOR, situata në përgjithësi në Kosovë është raportuar e qetë dhe se nuk ka informata për incidente.

Ndërkohë, sipas informacioneve mbeten edhe më tej të bllokuara rrugët që çojnë në dy pikat kufitare, në Jarinje të Leposaviçit dhe Bërnjak të Zubin Potokut dhe nuk dihet ende nëse KFOR do të marrë ndonjë aksion për të larguar bllokadat, pavarësisht se të premten në mbrëmje ata janë paralajmëruar nga komandanti Erhard Buhler për t’i liruar rrugët.

Top Channel