Lezhë, krim i rëndë në familje

31/07/2011 10:20

Një vrasje brenda familjes ka ndodhur rreth orës 4 e 15 minuta në fshatin Torovicë të Lezhës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës. Babai Ndue Stomici, 43 vjeç, ka vrarë djalin e tij 15-vjeçar me armë zjarri pushkë.

Autori i dyshuar i vrasjes ka lajmëruar policinë dhe më pas është shoqëruar në Komisiariatin e Policisë së Lezhës pa kundërshtuar.

Është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet për të sqaruar rrethanat e këtij krimi të rëndë në familje.

Sipas policisë, i arrestuari ka dëshmuar se e kreu krimin për shkak se për të birin kishte ankesa se vidhte fqinjët e tij.

Policia e Lezhës sqaroi se do të vazhdojë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta