Winehouse, në web versionet e padëgjuara

30/07/2011 10:15

Teksa vijojnë të qarkullojnë zëra mbi një disk pas vdekjes, një javë nga
ndarja nga jeta e Amy Winehouse kanë dalë në internet versionet e
padëgjuara të dy këngëve të kënduara në të kaluarën.

Bëhet fjalë për “Round Midnight” dhe “Some Unholy War”, që janë ngarkuar në web nga Salaam Remi, producenti i saj, në blogun http://salaamremi.tumblr.com.

Versioni i padëgjuar më parë i “Some Unholy War” është postuar mbrëmjen e 23 korrikut, ditën e vdekjes së Winehouse.

Pjesë e albumit “Back to Black”, ajo është dëgjuar nga rreth 53 mijë persona dhe klikimet vazhdojnë të rriten nga ora në orë.

Nërsa kënga tjetër “Round Midnight”, një nga standartet më të arritura të xhazit të kënduar nga artistja britanike pas diskut të parë, është postuar më 26 korrik, ditën e varrimit të këngëtares, dhe është dëgjuar nga 24 mijë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA