Një person i shumëkërkuar nga drejtësia, i dënuar në mungesë me 11 vite
burg për veprën penale, vrasje e mbetur në tentativë, është arrestuar
mbrëmjen e djeshme.
Zëdhënësja e policisë Alma Katragjini tha se Sektori i Forcës së Posaçme, Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me me Repartin RENEA, kreu ndalimin e shtetasit Ardian Laver Bregasi, 34 vjeç, lindur në Shkodër e banues në Tiranë.
I shumëkërkuari Bregasi është arrestuar falë informacioneve të marra në rrugë operative mbi vendodhjen e tij në rrugën “Don Bosko”, pranë shkollës “Qazim Turdiu”, në Tiranë. Policia thotë se gjatë kontrollit të banesës, u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy armë : një automatik kallashnikov me 52 copë krëhëra si dhe një pistoletë tip Zastava me silenciator me 7 copë fishekë.
Top Channel