Është hedhur në Brazil shorti i kampionatit botëror 2014, ku përfaqësuesja kuqezi ka mësuar kundërshtarët që do të ketë për fazën eliminatore të aktivitetit më të madh të planetit sa i përket futbollit.
Edhe pse në vazon e katërt, kur kishim arritur të linim prapa dy vazo nga të cilat presupozohen se janë skuadra më të dobta se e jona, grupi E ku është renditur përfaqësuesja kuqezi mund të konsiderohet aspak i favorshëm. Së bashku me ne, në këtë grup janë Norvegjia, Slloveni, Zvicra, Qipro dhe Islanda.
Në pamje të parë mungojnë emrat e përfaqësueseve të mëdha, por si Qipro edhe Islanda të cilat në këtë short ishin në dy vazot e fundit, kanë qenë historikisht skuadra më të forta se ne e që na kanë mundur. Përveç tyre, në këto nivele por edhe më të forta janë skuadrat e tjera si Norvegjia, Sllovenia dhe Zvicra.
Edhe në aspektin tjetër, atë financiar, sërish ky short nuk ka qenë aspak pozitiv. E drejta televizive, që përbën një pjesë të madhe të financave të FSHF-s këtë herë me sa duket nuk do të ketë blerës të mëdhenj pasi edhe emrat e kundërshtarëve nuk janë të mëdhenj.
Kështu që në të dy këndvështrimet shorti i Botërorit Brazil 2014-të nuk konsiderohet i favorshëm pasi është edhe i fortë në aspektin sportiv, por edhe i varfër në atë financiar. Ndeshjet eliminatore të kampionatit botërorë do të zhvillohen në muajin shtator të vitit 2012-të.
Ja dhe të gjitha grupet kualifikuese të botërorit:
Grupi A: Kroaci, Serbi, Belgjikë, Skoci, Maqedoni, Uells
Grupi B: Itali, Danimarkë, Ceki, Bullgari, Armeni, Maltë
Grupi C: Gjermani, Suedi, Irlandë, Austri, Ishujt Faroe, Kazakistan
Grupi D: Hollandë, Turqi, Hungari, Rumani, Estoni, Andorra
Grupi E: Norvegji, Slloveni, Zvicër, Shqipëri, Qipro, Islandë
Grupi F: Portugali, Rusi, Izrael, Irlandë e Veriut, Azerbajxhan, Luksemburg
Grupi G: Greqi, Sllovaki, Bosnje-Hercegovinë, Lituani, Letoni, Lihtenshtejn
Grupi H: Angli, Mali I Zi, Ukrainë, Poloni, Moldavi, San Marino
Grupi I: Spanjë, Francë, Bjellorusi, Gjeorgji, Finlandë
Top Channel