Rio Ferdinand inatos Shtëpinë e Bardhë
30/07/2011 17:55
Rio Ferdinand censurohet në Twitter nga Shtëpia e Bardhë.
Kapiteni i Manchester United vizitoi ditën e djeshme rezidencën e Barack Obamës së bashku me të gjithë lojtarët e tjerë të ekipit anglez dhe si çdo turist, bëri shumë foto.
Më pas, këto foto i postoi në profilin e tij në Twitter duke mos ditur se disa nga fotot nuk duheshin publikuar në asnjë mënyrë sepse dukeshin qartë pjesëtarët e stafit të sigurisë së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Menjëherë administrate Obama ka hequr fotot nga rrjeti dhe mbrojtësit anglez i kanë mbetur vetëm 2-3 foto, mes të cilave një në sallën e ngrënies së Shtëpisë së Bardhë.
Top Channel